Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar kontrollet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca vijon pa pushim me monitorime në çdo biznes duke këmbëngulur mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa më paralajmërim në biznese ushqimore, për ambiente të pa sistemuara, për mos rinovim të analizave të ujit, mungesë të shërbimit 3D etj.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra në monitorim të qumështit dhe në perime për analizim të mbetjeve pesticide
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pa ndaluar në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëpërSigurinëUshqimore