Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Grupet e Task-Forcës Anti-Covid vijojnë të intensifikojnë punën e tyre në biznese, pa asnjë tolerim, për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë, si mënyra e vetme në shmangien e përhapjes së këtij virusi.
Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi masë administrative, për mungesë gjumueshmërie të produkteve ushqimore.
Gjithashtu janë dhënë 22 masa me paralajmërim në biznese, në të cilat janë gjetur libreza shëndetësore të parinovuara, ambiente të tregtimit të pasistemuara, mungesë të planeve 3D etj.
Me kërkesë të vetë një subjekti janë asgjësuar 6.976 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
Referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marë 20 mostra në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.
AKU vazhdon çdo ditë pandërprerë në terren punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore