AKU kryen 441 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat Inspektuese te Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës anti-covid.

Monitorimi i Task-Forcës vijon me të njëjtin intensitet, duke mos toleruar asnjë biznes në mosplotësimin e protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Gjatë inspektimeve është marrë një masë administrative ndaj një subjekti pasi u gjendën produkte ushqimore të pa etiketuara në gjuhë shqipe dhe si u bë bllokimi i tyre në sasinë e 450 kg.

Me kërkesë të dy subjekteve , janë kryer procedura asgjësimi, në njërin në sasinë prej 1228 kg produkte me afat të kaluar përdorimi, ndërsa në subjektin tjetër në sasinë prej 9.683 ton.

Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 24 mostra për monitorimin e qumështit.

AKU do të vijojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,