Drejtori i Përgjithshëm i AKU -së Z.Robert Lili ka monitoruar një thertore dhe njësi tregtimi mishi në qytetin e Pogradecit, i shoqëruar nga trupa inspektuese e DRAKU Korçë.
Bazuar Planit të sezonit turistik për produktet me risk të lartë, AKU po monitoron thertoret dhe pikat e tregtimit të mishit në të gjithë vendin mbi zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Duke uruar nga Pogradeci festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së garantoi konsumatorët se procesi i therjeve së kafshëve do të mbikëqyret rreptësisht nga AKU dhe të gjithë autoritetet e tjera pjesëmarrëse në këtë proces, në mënyrë që produkti mish të tregtohet në njësitë e tregtimit të mishit i sigurt, me vulë dhe certifikatë veterinare.
#BashkëPërSigurinëUshqimore