AKU kryen 644 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vazhduar gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin si pjesë e Taksë-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Me gjithë këmbënguljen e përditshme të Taks-Forcës për implementimin rigoroz të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së virusit, janë dhënë 3 masa administrative në tre subjekte për mosplotësim të kushteve të protokollit.

Gjatë inspektimeve  është dhënë një masë administrative  për tregtim të produkte ushqimore të pasigurta .

Referuar kërkesave të një subjekti është kryer proceduara e asgjësimit të një sasie të fruta-perime të papërshtatshme për konsum, përkatësisht 6000 kg speca, 19.000 kg shalqi, 18000 kg pjepër dhe 6000 kg patate.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 89 mostra për monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për monitorim të mbetjeve pesticide.

AKU po vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,