Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.
Monitorimet vazhdojnë me intensitet duke kërkuar nga biznesi zbatimin e përpiktë të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së virusit. Mbajtja e detyruar e maskës në ambiente të mbyllura, higjienizimi i ambienteve, si dhe mbajtja e distancës fizike gjatë blerjeve.
Gjatë inspektimeve janë dhënë disa paralajmërime, për mos rinovimin e analizave të ujit dhe Planit 3D.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 74 mostra për monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për mbetje të pesticideve.
AKU vazhdon punën pandërprerë në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore