AKU kryen 393 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin,  si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim kërkohet vëmendje maksimale e subjekteve për të respektuar përpikmërisht protokollin e sigurisë anti-covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 29 masa administrative me paralajmërim  ndaj bizneseve ushqimore, përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore,  analizës së ujit  dhe mungesë të Planit 3D.

Referuar Planit të marrjes së Mostrave, janë marrë 61 mostra në monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe në perime për mbetje të pesticideve.

AKU do të jetë pandërprerë në terren në  garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,