Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z. Robert Lili ka ndjekur nga afër zbatimin e masave Anti-Covid në qarkun e Shkodrës ku ka vijuar edhe shpërndarja e materialeve mbrojtëse për subjektet ushqimore.
Zbatimi dhe respektimi i të gjitha masave të vendosura është detyrë e çdo subjekti ushqimor për të vijuar normalisht aktivitetin konform kërkesave ligjore.
“Kontrollet do të vazhdojnë pa ndalim dhe pa tolerim në të gjithë vendin, jeta dhe shëndeti i konsumatorëve është prioriteti kryesor i AKU-së, kush tenton t’a cënojë do të mbajë përgjegjësitë ligjore e kush bashkëpunon do të jetë aleati ynë i fortë”,-tha Z.Lili.
#BashkëPërSigurinëUshqimore