Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në kuadër të Taks-Forcës Anti-Covid.
Këshillohet dhe orientohet në çdo monitorim bizneset ushqimore që të zbatojnë protokollin e sigurisë, në mënyrë që të shmanget përhapja e Covid-19.
Me kërkesë të vetë subjektit është bërë asgjësimi i 45 ton produkte ushqimore.
Gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa administrative me “paralajmërim” për rinovime të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit 3D.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 40 mostra për monitorim të qumështit dhe fruta -perimeve për mbetje pesticide.
AKU vijon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëpërSigurinëUshqimore