AKU kryen kontrolle në subjekte me aktivitet “therje” dhe “tregtim mishi”, masa administrative me” gjobë “ dhe bllokime produktesh të pasigurta për konsum human

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Dibër nën drejtimin e Drejtorit të Menaxhimit të Riskut pranë Drejtorisë së Përgjithshme, monitoruan situatën për verifikimin e zbatimit të kërkesave të legjislacionit në fuqi në subjektet me aktivitet “Therje” dhe “Tregtim mishi” në qarkun e Dibrës.

Si rezultat i këtij monitorimi janë vendosur masa administrative në katër subjekte, në të cilat janë konstatuar në kushte të flagrancës shkelje ligjore që cënojnë sigurinë ushqimore.

Në 3 subjekte me aktivitet “tregtim mishi” u konstatua produkti mish qengji pa vulë veterinare në sasinë e 41.8 kg dhe 15.3 kg si dhe u bllokua sasia prej 57.1 kg me destinacion asgjësim produkti.

Në subjektin me aktivitet “Restorant” u konstatuan 76 kg mish, për të cilat nuk disponohej sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe 60 kg fileto pule me afat të kaluar përdorimi. Si pasojë e këtyre gjetjeve u vendos masë administrative me “gjobë” dhe u bë bllokimi i 136 kg mish i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sigurinë ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,