AKU kryen 619 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së gjatë ditës së sotme kanë kryer 619 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë monitorimeve janë vendosur 6 masa administrative, përkatësisht: një masë administrative për moszbatim të protokollit të sigurisë anti-covid, 4 masa për tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe një masë për tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi.

U bllokuan 60 kg fileto pule dhe 187 kg mish me destinacion asgjësimin e tyre.

Me kërkesë të vetë subjektit është asgjësuar një sasi produktesh ushqimore prej 1.133 ton të konstatuara të pasigurta për konsum human.

U morën 71 mostra kryesisht në monitorim qumështi dhe në fruta perime për mbetje pesticide.

AKU vijon të jetë pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,