Drejtori i Përgjithshëm i AKU ndjek nga afër zbatimin e masave anti-COVID nga OBU-të në qarkun Fier

Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Robert Lili ka vijuar monitorimin nga afër të subjekteve të ndryshme ushqimore, në kuadër të zbatimit të masave të marra për shmangjen e përhapjes së COVID-19 në qarkun e Fierit.

Gjatë monitorimit të kryer në një prej stabilimenteve kryesore të përpunimit të qumështit, Z. Lili vëzhgoi nga afër masat e marra, respektimin e tyre si dhe procesin përpunues dhe prodhues të produkteve ushqimore.

Duke përgëzuar subjektin për shtimin e kujdesit, u inkurajua vazhdimi dhe forcimi i masave mbrojtëse me qëllim mbarëvajtjen e procesit nga ana e të gjithë operatorëve ushqimor në vend.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimet me intensitet të shtuar, pa asnjë tolerim, në shërbim të qëllimit të përbashkët për ushqime të sigurta dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëIaDalim

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,