Investimi në sisteme të qëndrueshme të sigurisë ushqimore i shërben qëllimeve të BE për të promovuar një mjedis të qëndrueshëm për ushqim të sigurt

Fakt: tre nga shqetësimet më të hasura për sigurinë ushqimore për evropianët janë: keqpërdorimi i medikamenteve në kafshët e fermës (44%), mbetjet e pesticideve në ushqim (39%) dhe ndotjet mjedisore (37%).

Ushqimi jonë vjen nga zonat rurale, lumenjtë dhe detet prandaj toka, ajri dhe uji duhen mbajtur të pastër dhe të përshtatshëm për jetën. Komisioni Evropian së fundmi ka lancuar strategjinë e re të BE – Nga ferma në tavolinë, duke e vendosur prodhimin ushqimor dhe konsumin në qendër të Marrëveshjes Evropiane Ekologjike, me synimin që sistemet e ushqimit të jenë të ndershme, të shëndetshme dhe pro mjedisore.

Një pakësim i përdorimit të pesticideve është një nga propozimet e reja të rëndësishme në lidhje me prodhimin ushqimor dhe bujqësinë. Në BE, përdorimi i pesticideve është i rregulluar së fundmi me ligj dhe substancat në të janë vlerësuar për impaktin e tyre jo vetëm në shëndet, por edhe mbi biodiversitetin. Këto vlerësime janë përsëritur rregullisht për të garantuar që të merret në konsideratë informacioni më i fundit shkencor.

Gjithashtu edhe ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në ekosistemet tona, me pasojë sigurinë ushqimore dhe ushqyerjen. Paralajmërimet e hershme rreth një game të gjerë risqesh që dalin ose rriten si rezultat i ndryshimeve klimatike – sic janë dëmtuesit e rinj të bimëve, biotoksinat, patogjenë që shkaktojnë sëmundje – janë thelbësore në mbrojtjen e ushqimit dhe mjedisit. Ndryshimet në temperature dhe lagështirë mund të ndikojnë cilësinë e tokës, me pasoja për përmbajtjen ushqyese të të korrave.

Zinxhiri i sigurisë ushqimore ndikohet nga mënyra si njerëzit trajtojnë kafshët, në veçanti kafshët që prodhojnë ushqim. Faktorët e stresit dhe mirëqenia e varfër mund të drejtojnë në një rritje të sëmundshmërisë së kafshëve. Është kjo arsyeja që BE ka ngritur standard nga më të lartat në botë për mirëqenien e kafshëve.

Në Europë, siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët nga ferma në tavolinë, duke garantuar standardet më të larta të sigurisë ushqimore.

Fakt: Në Europë besimi është më i lartë tek shkencëtarët (82%) dhe organizatat e konsumatorëve (79%) për informacionin mbi risqe që lidhen me ushqimin, ndjekur nga fermerët (69%), autoritetet kombëtare (60%), autoritetet e BE (58%) dhe OJF (56%).

Bashkëpunimi mes palëve jo vetëm që ndihmon në ndarjen e ngarkesës së punës dhe burimeve të nevojshme, por edhe siguron një rrjet për të kanalizuar informacionin dhe praktikat e mira, në mënyrë që Europa të përfitojë nga sistemi i BE.

Për shembull, praktikat e mira të higjienës në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë ndihmojnë në pakësimin e emergjencave dhe përhapjes së sëmundjeve që gjenerojnë nga ushqimi. Edukimi mbi sigurinë ushqimore ndihmon konsumatorët që të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të shëndetshme dhe të nxisin për një furnizim të sigurt ushqimor.

Drejtori Ekzekutiv i EFSA, Dr. Url thotë se nëse intensifikojmë më tej bashkëpunimin me institucione Evropiane, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë palët e tjera të interesuara, nga shkencëtarët tek konsumatorët, nga prodhuesit ushqimorë tek organizatat e shoqërisë civile, ne mund të vazhdojmë të garantojmë ushqim të sigurt dhe të qëndrueshëm për Evropën.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme