AKU kryen 646 inspektime dhe monitorime në të githë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore kanë kryer 646 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taks-Forcës kundër përhapes së Covid-19.

Po insistohet nga trupat inspektuese të Task-Forcës që të respektohet në mënyrë sa më të përpiktë protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19, për ta përballuar këtë situatë të shtimit të rasteve të kësaj sëmundjeje. Këshillohet dhe orientohet sidomos në ruajtjen e distancës fizike dhe pajisjes me të gjitha elementët e tjera të sigurisë.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 1 masë administrative nga trupa inspektuese e AKU-së në një subjekt supermarket për etiketim të parregullt të produkteve ushqimore. Gjithashtu është bërë bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në masën e 20 kg si, fara luledielli të pjekura, fara të qeruara, fara kungulli të kriposura, kokoshka, koncentrat perimesh, pana cucina etj

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 18 mostra në të gjithë vendin, për monitorimin e frutave dhe perimeve për mbetje pesticide.

AKU çdo ditë në terren në mbrotje të shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme