AKU kryen 299 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar gjatë ditës së sotme kontrollet për sigurinë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës.
Në vijimësi janë dhenë këshillime dhe orientime për bizneset ushqimore që të respektohet më përpikmëri protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimit janë vendosur 2 masa administrative për tregëtim të produkteve plehruese dhe PMB të palejuara për tregëtim, si dhe është bërë bllokimi I tyre.

Janë bërë dy asgjësime prej 22.434 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjekteve.

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm çdo ditë në terren për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit dhe garantuar sigurinë ushqimore.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,