Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në kuadër të Taks-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.
Gjatë kontrolleve të kryera është vërejtur se bizneset zbatojnë kushtet higjieno-sanitare, si dhe disponojnë dokumentacionin për sigurinë ushqimore. Në të njejtën kohë vijohet të këshillohen bizneset ushqimore për zbatimin me përpikmëri të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19 dhe mbajtjen e distancave gjatë blerjeve.
Bazuar në Planin e Monitorimit gjatë ditës së sotme, janë marrë 45 mostra në të gjithë vendin, kryesisht mostra për monitorimin e qumështit, por edhe mostra në perime për analizimin e mbetjeve pesticide.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bazuar edhe legjislacionit në fuqi, do të vijojë të jetë I pranishëm në inspektime dhe monitorime në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.