Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare dhe monitorimet, në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.
Janë kryer 378 kontrolle zyrtare dhe monitorime,
Janë vendosur 4 masa admnistrative “paralajmërim”, për zbatimin e protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.
Në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave, janë në total 23 mostra për analizim.
AKU bazuar legjislacionit në fuqi, do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
#BashkëpërSigurinëUshqimore