Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit dhe të Beratit, për të monitoruar nga afër plotësimin e kërkesave ligjore dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 në subjekte ushqimore, në kuadër të Task-Forcës anti-Covid të ngritur nën drejtimin e Kryeministrit.
Kështu gjatë ditës së sotme janë kryer 272 monitorime dhe kontrolle zyrtare, ndërsa në 1 subjekt u vendos masë administrative “gjobë” për tregtim të produkteve me afat të kaluar përdorimi.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU, duke theksuar rëndësinë e Taks-Forcës dhe rolin e veçantë që ka AKU në këtë situatë të vështirë theksoi se: – “që prej fillimit të kësaj pandemie, AKU ka qenë pa u ndaluar në terren, në garantim të sigurisë ushqimore përmes bashkëpunimit ndërinstitucional duke këshilluar dhe marrë çdo masë të nevojshme, me qëllimin e vetëm, mbrotjen e shëndetit të konsumatorëve”.