Në kontekstin e pandemisë së COVID-19, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vazhdimësi të publikimeve të materialeve shkencore mbi Sigurinë Ushqimore dhe COVID-19, Ju vë në dispozicion përgjigjet që Rrjeti Ndërkombëtar i Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore (INFOSAN) ka dhënë ndaj pyetjeve të organizuara në dy grupe: në lidhje me Operatorët e Biznesit Ushqimor dhe Konsumatorët.
Më konkretisht, INFOSAN ju është përgjigjur Pyetjeve:
Në lidhje me Operatorët e Biznesit Ushqimor:
- A duhet që punëtorët e dyqaneve ushqimore të mbajnë doreza? Maska?
- Cili është protokolli kur një punonjës që punon në një biznes ushqimi sëmuret me COVID-19?
- Kur një punonjës mund të kthehet në punë pas sëmundjes? A janë kontrollet e temperaturës të përshtatshme?
- Cilat masa paraprake specifike duhet të marrin punëtorët e ushqimit?
- Si duhet që punonjësit të ruajnë distancën e sigurt nga njëri-tjetri gjatë prodhimit dhe përpunimit të ushqimit?
- Si duhet të shfaqen mallrat e pjekura dhe produktet e freskëta në një treg ushqimi/ dyqan ushqimesh?
- Si duhet të dezinfektohen karrocat e blerjeve ose shportat?
- Cili është sanitizuesi më i përshtatshëm për t’ u përdorur në sipërfaqe në një mjedis të prodhimit të ushqimit?
- A mund të transmetohet virusi nga njerëzit te kafshët për ushqim apo anasjelltas?
- Çfarë dihet për kushte të ndryshme që ndikojnë në mbijetesën e virusit?
- Çfarë masash duhet të merren për të siguruar transport të sigurt të ushqimit gjatë kësaj pandemie?
- Çfarë masash duhet të merren për të siguruar që uji i sigurt përdoret në prodhimin e ushqimit gjatë kësaj pandemie?
- Si duhet të pastrohen/ dezinfektohen ambientet ushqimore gjatë kësaj pandemie?
Në lidhje me Konsumatorët:
- A mund të marr COVID-19 nga ushqimi?
- A mundet virusi të jetojë në sipërfaqen e ushqimeve (përfshirë frutat dhe perimet, ushqimet e ngrira, ushqimet e paketuara)?
- Si të lani frutat dhe perimet? Vetëm me ujë, apo diçka tjetër?
- A mundet virusi të jetojë në sipërfaqen e paketimit të ushqimit? Sa gjatë? A është e nevojshme të dezinfektohet?
- Sa kohë duhet për të gatuar ushqimet? Në cilën temperaturë për të vrarë virusin?
- Cilat masa paraprake duhet të ndërmarrin konsumatorët në dyqanet ushqimore?
- A është shpërndarja e ushqimit e sigurt?
- Cili është dezinfektuesi më i mirë shtëpiak për sipërfaqet?
- A është akoma e sigurt të shkosh në tregjet ushqimore? Tregjet e kafshëve? Markatat?
Për më shumë infomacion mbi Përgjigjet e Pyetjeve të sipërcituara, dhënë nga INFOSAN, ndiqni linkun ose shfletoni galerinë e mëposhtme.