Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:
Janë realizuar 1992 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar,
Ndër të cilat në terren janë: 522 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 81 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 116 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 273 tregues analitik, nga të cilat 3 kanë rezultuar jo konform,
Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1390 ngarkesa, duke marrë 43 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,
Janë vendosur i) 183 masa administrative “Paralajmërim”, ii) 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë 350,000 lekë, iii) është vendosur 1 masë administrative “ndërprerje aktiviteti”, iv) bllokim produkti për 2.0715 ton produkte ushqimore, v) janë asgjesuar 12.6 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human,
Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (56 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,
Janë adresuar 21 kërkesa për notifikimin e 116 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 85 etiketa, ndërsa 31 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim.
Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.