EFSA/ Sondazhet e reja rrisin bazën e të dhënave për konsumin e ushqimit

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA)  ka zgjeruar bazën e të dhënave për konsumin e ushqimit me një grup të ri të të dhënave të mbledhura në kuadër të projektit të menusë së BE-së.

 

Publikimi i ri përfshin nëntë sondazhe shtesë dietike të kryera në gjashtë vende – Austri, Belgjikë, Qipro, Greqi, Hollandë dhe Slloveni. Sondazhet ofrojnë informacione të reja në të gjitha grupmoshat e përfshira në Menunë e BE-së – foshnjat, të miturit, fëmijët, adoleshentët, të rriturit, të moshuarit dhe grupet speciale. Për herë të parë, statistikat janë të ndara sipas gjinisë.

Qëllimi i projektit të menusë së BE është të mbledhë të dhëna të harmonizuara me cilësi të lartë nga Shtetet Anëtare, duke mbuluar të gjitha grupmoshat nga tre muaj deri në 74 vjeç. Standardizimi i mënyrës së grumbullimit të të dhënave e bën informacionin më të lehtë për të krahasuar dhe përmirësuar cilësinë e vlerësimeve të riskut të bërë nga EFSA që mbështeten në informacionin dietik.

Menaxheri i projektit të menusë së BE-së, tha: “Ky sondazh rrit ndjeshëm proporcionin e informacionit të harmonizuar në bazën e të dhënave. Shtesat e tyre nënkuptojnë se më shumë se gjysma e sondazheve që përfshijnë foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët, të rriturit dhe grupet speciale janë realizuar duke përdorur metodologjinë e menusë së BE-së.

“Projekti vazhdon të përparojë shumë falë angazhimit të partnerëve të EFSA në Shtetet Anëtare.”

Baza e të dhënave për konsumin e ushqimit luan një rol kryesor në vlerësimin e riskut që lidhet me rreziqet e mundshme në ushqim, duke lejuar vlerësimet e ekspozimit të konsumatorëve ndaj rreziqeve të tilla, një hap thelbësor në procesin e vlerësimit të riskut.

Që nga viti 2011 EFSA ka siguruar mbështetje financiare dhe udhëzime për mbledhjen e të dhënave për 21 vende nën ombrellën e menusë së BE-së. Deri më tani 17 studime janë përfunduar nga 11 vende. Vëzhgime shtesë do të shtohen në bazën e të dhënave të EFSA gjatë viteve të ardhshme.

Për informacion më të detajuar, më poshtë gjeni link mbi bazën e të dhënave të EFSA për konsumin ushqimor dhe link për sondazhet e kryera:

https://www.efsa.europa.eu/en/food-consumption/comprehensive-database

https://www.efsa.europa.eu/en/microstrategy/food-consumption-survey

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE MBROJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al|     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,