AKU bllokon 4.032 ton Marmalatë në PIK Hani i Hotit

 

Nga kontrollet e kryera prej  Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmalatë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum human. 

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve.

AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,