Mbahet takimi i dytë i Bordit Drejtues të Projektit të Sigurisë Ushqimore

Është mbajtur takimi i dytë i Bordit Drejtues të Projektit të Sigurisë Ushqimore, ku u nënvizua puna e bërë në vitin 2019 nga projekti i financuar nga BE-ja dhe u diskutuan planet për vitin 2020, periudhë e cila konsiderohet si shumë e rëndësishme për zbatimin e projektit katër vjeçar.

Takimi u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nën drejtimin e Zv.Ministres Znj.Emira Gjeci me pjesëmarrjen e institucioneve përfituese, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me Drejtorin e Përgjithshëm Z. Robert Lili, dhe Kreun e Institutit të Sigurisë dhe Veterinarisë Z.Armand Reveli.

Përgjatë takimit u shprehën mendime rreth përparimit dhe planeve të së ardhmes për të forcuar strukturat teknike, për të rritur ndërgjegjen e publikut dhe për të përmirësuar legjislacionin e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Pjesëmarrëse në Mbledhjen e Bordit Drejtues ishte edhe Kreu Ekzekutiv i FSAI, Znj Pamela Byrne, e cila u shpreh për projektin dhe rëndësinë e tij në forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të mbrojtur konsumatorët.
Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,