Nëntori: Muaji Kombëtar i Diabetit (në ShBA)

Në këtë kuadër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendos fokusin tek njerëzit me diabet dhe ata që përgatisin ushqim për ta, për rëndësinë e trajtimit të sigurt të ushqimit në parandalimin e sëmundjeve të lindura nga ushqimi (“helmimet” nga ushqimi i kontaminuar prej “patogjenëve”).

 

Siguria ushqimore është veçanërisht e rëndësishme për personat me diabet sepse diabeti rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve dhe patogjenëve që shkaktojnë sëmundje nga ushqimi, si dhe personat me diabet që preken nga një sëmundjet e lindura nga ushqimi priren të kenë një sëmundje më të gjatë, t’i nënshtrohen shtrimit në spital, madje deri në fatalitet. Në kushtet e rrezikut të rritur, zgjedhjet dhe trajtimi i sigurt i ushqimit janë thelbësore në menaxhimin e kësaj sëmundje kronike.

 

Bëni zgjedhje të zgjuara për ushqim! Ushqime më të rrezikshme për njerëzit me diabet, pasi janë më të predispozuara të përmbajnë baktere ose viruse të dëmshme, të ndara në dy kategori: a) fruta dhe perime të freskëta të pagatuara. b) disa produkte shtazore, siç është qumështi i pasterizuar; djathra të butë nga qumështi i papërpunuar; vezë, mish, shpendë, prodhime deti të papëpunuara ose të ziera; mish i konservuar; salçiçe të ngrohur në mënyrë të parregullt; dhe sallatat e përgatitura në mensa ushqimore që përmbajnë produkte shtazorë si prodhime deti, proshutë ose pulë.

 

Ndiqni katër hapat për sigurinë e ushqimit! i) I pastër – lani shpesh duart, ushqimet, sipërfaqet dhe pajisjet e gatimit, pasi bakteret mund të përhapet në të gjithë kuzhinën. ii) I veçuar – mbani larg ushqimeve të gatuar mishin e papjekur, shpendët, vezët, prodhimet e detit dhe lëngjet e tyre. iii) I gatuar në temperaturën e duhur – monitoroni përmes një termometri ushqimi temperaturën minimale të brendshme të gatimit, e cila është e sigurt në shkatërrimin e baktereve të dëmshme për produktet e mishit, shpendëve, prodhimeve të detit dhe vezëve. iv) I ftohur me përpikmëri – monitoroni, përmes një termometri, për t’u siguruar që temperatura e frigoriferit është ≤ 40 gradë F dhe temperatura e ngrirësit është ≤ 0 gradë F, pasi temperaturat e ulta ngadalësojnë rritjen e baktereve të dëmshme.

 

Njihni simptomat! Konsumimi i baktereve të rrezikshme të ushqimit zakonisht shkakton sëmundje brenda 1 deri në 3 ditë, por sëmundja mund të ndodhë edhe brenda 20 minutave ose deri në 6 javë më vonë. Simptomat e sëmundjes së lindur nga ushqimi përfshijnë: të vjella, diarre, dhimbje barku dhe simptoma të ngjashme me gripin (ethe, dhimbje koke dhe trupi).

 

Veproni! Nëse mendoni se ju ose një anëtar i familjes suaj ka një sëmundje të lindur nga ushqimi, kontaktoni menjëherë mjekun e familjes. Gjithashtu, raportoni ushqimin e dyshuar si të pasigurt për konsum human, pranë Autoriteti Kombëtar të Ushqimit përmes formave të kontaktit:

 

info@aku.gov.al, “ShqipëriaqëDuam”, 08007575 (pa pagesë) dhe 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme