Në kuadër të forcimit të Sigurisë Ushqimore dhe me fokusin e ndërtimit të një qasje të re bashkëpunuese me Operatorët e Biznesit, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka zhvilluar takime me subjektet në Drejtorinë Rajonale Korçë.
Gjatë këtyre ditëve Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Robert Lili, ka kryer takime informuese, dëgjesa dhe shkëmbim idesh me operatorë që operojnë në fushën e përpunimit të produkteve ushqimore, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me bizneset, ofrimin e këshillave për praktika të mira të prodhimit për të çuar përpara sfidën e përbashkët për Sigurinë Ushqimore në vend.
Në këtë takim u dëgjuan shqetësimet dhe problematikat që hasin bizneset, u vlerësua roli i rëndësishëm i tyre në sigurinë e përbashkët ushqimore, si dhe nga ana e Z. Lili u siguruan për luftën pa kompromis ndaj konkurrencës së pandershme, si dhe zero tolerancë për këdo subjekt që tenton të përfitojë në dëm të shëndetit të konsumatorëve shqiptarë.
Në përfundim, u adresua një ftesë për të gjithë bizneset për të qënë sa më bashkëpunues me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, si dhe të denoncojnë çdo rast shkelje apo abuzimi të konstatuar, me qëllimin e arritjes së standarteve europian për produktet që konsumojmë.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052