Përditësimi i vlerave të referencës dietike (VRD): puna e bërë, pas 10 vitesh dhe 34 ushqyesve

Publikimi i VRD për sodiumin dhe klorurin shënon fundin e 10 viteve pune të shkencëtarëve nutricionistë të EFSA-s. Filloi në vitin 2009 pasi Komisioni Europian i kërkoi EFSA-s të përditësonte vlerat e fundit të caktuara në vitet 1990 për makronutriente si proteinat, karbohidratet dhe të gjitha vitaminat dhe mineralet.

Zbuluesi i VRD

Zbuluesi i VRD është një mjet interaktiv që jep akses të shpejtë dhe të thjeshtë për VRD-në e ushqyesve. Ky mjet është për qëllim të përdoruesve fundorë të këtyre vlerave, si profesionistët e ushqimit dhe shëndetit, menaxherët e riskut, politikë-bërësit, prodhuesit e ushqimit dhe shkencëtarët.

VRD-të janë vlera reference ushqyese mbi baza shkencore për popullsi të shëndetshme. Ato variojnë nga fazat e jetës dhe gjinia. Ato kanë shumë qëllime, siç është vlerësimi i cilësive ushqyese të dietave të individëve ose grupeve, hartimi i dietave (p.sh: vaktet në shkolla), duke krijuar guida ushqyerje, këshillime mbi ushqyerjen, caktimin e vlerave të referencës për etiketimin e ushqimeve dhe për zhvillimin e politikave të ushqimit dhe ushqyerjes. 

VRD nuk janë objektiva ushqyerje apo rekomandime për individe!

EFSA ka publikuar dy opinion shkencore mbi sodiumin dhe klorurin si dhe një version të përditësuar të ‘Zbuluesit të VRD’.

Për t’u njohur me ketë mjet dhe për të naviguar në detaje më të thelluara në lidhje me këtë çështje, gjeni linkun:

https://www.efsa.europa.eu/en/interactive-pages/drvs?utm_medium=email&utm_source=sccoop&utm_campaign=drvdataviz2019&utm_content=en

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme