AKU BLLOKON ME DHJETRA KG MISH TË PASIGURT, GJOBIT ME 1.1 MILION LEKË 3 SUBJEKTE DHE IU NDËRPRET AKTIVITETIN 2 PREJ TYRE: NJËSI TREGTIMI, KAMPING DHE PICERI ME KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME HIGJENO-SANITARE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin edhe në këtë fund-sezoni, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e praktikave mashtruese në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve. Kështu, nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

Subjekti me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Subjekti me aktivitet “Kamping”, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin), si dhe
  4. “Bllokimi i produkte” të pasigurta për konsum në sasinë prej 147 kg, me qëllim asgjesimin e tyre.

Subjekti me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe
  2. “Ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.