AKU në Tiranë dhe Shkodër kontrolle në furra buke, byrektore dhe fast food-e, vendosen 7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë dhe bllokohen 2 subjekte

 

AKU vijon kontrollet rigoroze për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë dhe Shkodër kontrolle në furra buke, byrektore dhe fast food-e, vendosen 7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë si dhe u bllokua aktiviteti i 2 prej subjekteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe çdo tentative për të shkelur ligjin. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “prodhim dhe tregtim buke dhe produktesh pastiçerie”, Tiranë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme (dhoma e fermentimit kishte prani ndryshku; në ambientin e përpunimit kishte prani të sendeve të tepërta; mbetjet ishin të përhapura në të gjithë ambientin dhe nuk kishte një ambient për depozitimin e tyre; nuk dispononte librezën shëndetësore si dhe ambienti kishte nevojë për meremetime). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte planin e vetkontrollit si dhe sistemin e gjurmueshmërisë ku të identifikojë produktin që prodhon apo tregton si dhe duke mos mbajtur regjistra për pranimin e lëndës së parë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,
  2. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP),
  4. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe,
  5. U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në plotësimin e mangësive.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Byrektore” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonte analiza e ujit si dhe nuk dispononte librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masën administrative “Gjobë” 150,000 lekë (për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë).

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në ambjent të hapur dhe me prani të pluhrave), nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm dhe nuk kryente monitorimin e temperaturave. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat: i) Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, ii) bllokim i menjëhershëm i aktivitetit dhe produkteve deri në plotësimin e mangësive.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “fast food” Velipojë, Shkodër, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe mungonin librezat shëndetësore të punonjësve. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masën administrative“Gjobë” 120,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.

AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,