- Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale AKU Tiranë në subjektin me aktivitet “Njësi e prodhimit dhe përpunimit të produktit akullore”, u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin duke qenë se nuk dispononte licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit “prodhim i akullores”.
Për shkeljen e konstatuar, trupa inspektuese mori masën administrative të mëposhtme:
- Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar përkatëse (kategoria II.1.A.(1).
- Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin me aktivitet “bar-restorant-piceri”, nё Golem (Kavajë), u konstatuan një sërë produktesh me mangёsi nё dokumentacionin shoqёrues (gjizë, mish, vezë) dhe tё tjera me afat pёrdorimi tё kaluar (Biskota, llokume, crackers etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se subjekti nuk dispononte planin e vetёkontrollit (HACCP), mungonin faturat e blerjes sё produkteve që tregtonte, mungonin certifikatat veterinare apo raport analizat pёrkatёse për produktet me origjine shtazore (vezё, gjizё dhe mish).
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta,
- Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrolli (HACCP),
- Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
- Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
- U bë bllokimi i produkteve, me qëllim asgjesimin e tyre ose kthimin tek distributori.
- Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Njësi e prodhimit tё bukёs dhe ёmbёlsirave”, Tiranё u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, çokollata, etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin pasi nuk dispononte licencë në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit (prodhim i bukёs dhe ёmbёlsirave).
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.(1),
- Gjobë 500,000 lekë për hedhjen në treg të mallrave të pasigurta për konsum,
- U bë bllokimi i produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.
Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “Gjobë” të vendosura në dy subjektet, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i’u bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052