Delegacioni i Shqipërisë, kryesuar nga Zv/Ministrja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvillon takimin e rradhës në Komision Evropian. Takimi i parë ishte Takimi Shpjegues për Kapitullin 12: “Politikat e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare”.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm në këtë delegacion për Takimin Shpjegues të Kapitullit 13: “Peshkimi – Politikat mbi peshkimin dhe sistemet e kontrollit”.
Departamentet e Komisionit Evropian – DG MARE / DG NEAR shpjegojnë legjislacionin e Komunitetit në lidhje me përqasjen e Acquis dhe hapat për përafrim të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.