RAPORTI I EFSA – ECDC MBI SHËRTHIMIN NË DISA VENDE TË LISTERISË

EFSA ka publikuar një raport mbi një vlerësim te përbashkët me ECDC, mbi shpërthimin e “Listeria monocytogenes”në disa vende, që lidhet me konsumin e produkteve të peshkut – të tymosur në të ftohtë.

Trofte dhe salmon i tymosur në të ftohtë, prodhuar në Estoni, ka qenë burimi i “Listerise monocytogenes” që ka prekur 22 njerëz në pesë vende, që nga 2014.

Ekspertet e Autoritetit Evropian te Sigurisë ushqimore (EFSA) dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) konfirmuan burimin e infeksionit, duke përdorur hetimin e sekuencës së gjithë gjenomit dhe gjurmueshmërinë.

Vendet e prekur janë: Danimarka (9 raste) / Estonia (2 raste) / Finlanda (2 raste) / Franca (1 rast) / Suedia (4 raste).

Nga të prekurit, kanë vdekur 5 njerëz. Rasti më i fundit është raportuar në Danimarkë, në Shkurt 2019.

Nuk mund të përjashtohen raste të tjera, deri në momentin ekzakt të kontaminimit pasi të identifikohet pika e përpunimit të ushqimit.

Për më shumë detaje, në linkun: https://www.efsa.europa.eu/sites/default/files/scientific_output/EN-1665-FINAL.pdf, do të gjeni raportin e plotë.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,