Në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ka ushtruar kontroll në dy Operatorë të Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore.
- Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:
- Nga verifikimi i kushteve higjeno-sanitare, rezultoi se ambjenti në të cilin ushtrohej aktivitetit i tregtimit ishte i pasistemuar.
- Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në konatakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.
- U konstatuan disa lloje produktesh të cilave u mungonte etiketa në gjuhën shqipe, kryesisht të tipologjisë (çokollata dhe biskota) si dhe produkte ushqimore që nuk dispononin etiketën përkatëse, për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni.
- Nga kontrolli i kryer në frigoriferët e OBU-së u evidentuan produkte ushqimore (pije freskuese), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi,
- Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
- Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara dhe pa etiketën përkatëse me qëllim asgjësimin e tyre.
2. Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Market” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se:
- Librezat në lidhje me vërtetimin e gjëndjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin,
- Një pjesë e produkteve ushqimore të amabalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtëpërdrejtë me dyshemenë.
Në raftet e OBU-së u konstatuan produkte ushqimore (salcë domate dhe majonezë), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara,
- Paralajmërim, pasi iu la detyrë sistemimi i ambjentit dhe produkteve ushqimore në kontakt me dyshemenë si dhe pajisja me libreza shëndetësore të punonjësve,
- Bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara me qëllim asgjësimin e tyre.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052