SIGURIA USHQIMORE/ AKU SPOTI PERMBLEDHES PER VITIN 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si përgjegjës për sigurinë ushqimore është në çdo kohë në terren për identifikimin, kontrollin, evidentimin, ndëshkimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme.

Ashtu siç flasin dhe shifrat në këtë spot gjatë vitit 2018 përmirësimi i standardeve për garantimin e sigurisë ushqimore duke e krahasuar me vitin 2017 ka qenë dukshëm më i lartë.

Më poshtë gjeni Spotin mbi Sigurinë Ushqimore

Laboratorët/ Aku tregon përmes një spoti zhvillimin dhe efikasitetin e tyre

Laboratorët garantojnë siguri, besueshmëri dhe pavarësi mbi produktet ushqimore.
Kur konstatohen mos përmbushje e standardeve merret mostra dhe dërgohen në laborator, kështu sjellim siguri ushqimore.

Ashtu siç demostrohet në Spotin përmbledhës, numri i analizave të kryera për 2018 është dyfish më i lartë se në vitin 2017 duke bërë që :

-Rritja e numrit të kësaj analize ka sjell eleminimin e tregtimit të këtyre produkteve që përmbajnë pesticide mbi normën e lejuar
-Ka shtuar përgjegjësinë e fermerëve duke përdorur në këto produkte, pesticide në normën e lejuar

Më poshtë gjeni Spotin mbi Funksionimin e Laboratorëve në vendin tonë

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme