SIGURIA USHQIMORE/ AKU ZGJERON MË TEJ, PROGRAMIN PËR TRAJNIMIN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE

Duke e kthyer tashmë në një traditë dhe kulturë, AKU nisi dhe për këtë javë programin ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe nën logon “Siguria Ushqimore”.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, “ Pezë-Helmas” në Pezë u njohën me piramidën ushqimore, vlerat ushqyese, proteinat, si dhe këshilla të tjera mjaft të vyera për ta. Interesi i nxënësve ishte i lartë duke drejtuar pyetje të ndryshme specialistëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Sakaq, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,