SIGURIA USHQIMIORE/ AKU DHE APP NJOFTOJNË AUTORITETET KONTRAKTORE PËR ZBATIM TË KRITEREVE

AKU dhe Agjencia e Prokurimit Publik i janë drejtuar sërish autoriteteve kontraktore me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin dhe përgjegjësinë e tyre, sidomos për kategorinë me ndjeshmëri të veçantë shëndetësore si: shkolla, spitale, azile, etj.

Njoftimi i APP-së, sjell në vëmendje rekomandimin e përbashkët miratuar në nëntor të vitit që lamë pas, mbi hartimin dhe zbatimin e kritereve të veçanta për kualifikimin dhe specifikimet teknike për prokurimin e produkteve ushqimore, duke përcaktuar kështu standarde të unifikuara për rritjen e cilësisë ushqimore të cilat janë të detyrueshme për tu përdorur në procedurat e prokurimit me këtë objekt prokurimi.

Autoriteti Kontraktor duhet të mbajë në konsideratë kërkesat e veçanta që përcaktohen nga legjislacioni i fushës, sa i takon licencave, lejeve, etj. që duhet të disponojë operatori ekonomik ofertues.

Gjatë vitit 2018 janë konstatuar edhe raste të shkeljeve flagrante në lidhjen e zbatimin e kontratave të furnizimit me ushqime nga disa autoritete kontraktore.

 
 

Marrëveshjet
 

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET APP DHE AKU

REKOMANDIMI NR 10181_PROT DATE 19_11_2018 MBI HARTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA PËR KUALIFIKIM DHE SPECIFIKIMET TEKNIKE PËR PROKURIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme