“SIGURIA USHQIMORE”, AKU PROGRAM TRAJNIMI PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE

Nën logon “Siguria Ushqimore” Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zgjeruar më tej programin ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe i cili startoi në kryeqytet në dhjetor të 2018.

Me rinisjen e vitit shkollor për 2019, AKU ka zhvilluar një tjetër seancë trajnimi, për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” në qytetin e Beratit.

Interesi i nxënësve ishte i lartë, me pyetjet e shumta rreth kësaj tematike, kryesisht rreth tregtimit ambulant pranë shkollave dhe se cilat ushqime janë të shëndetshme për to.

Siç jemi shprehur edhe më herët, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

https://aku.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/shko1.jpg


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme