AKU TAKIM ME EKSPERT NDËRKOMBËTAR, QËLLIM RRITJA E SIGURISË DHE CILËSISË SË PRODUKTEVE USHQIMORE

Në kuadër të aktiviteteve në implementim të Projektit të financuar nga Programi IPA 2013: “Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Shqipëri”, ku AKU është pjesë e qenësishme dhe tepër aktive si përfituese e benefiteve të Projektit në fjalë, në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zhvillua një prezantim mbi tematiken: Falsifikimi Ushqimor – Mashtrimi Ushqimor, Kërcënime dhe impakti”.

Prezantimi i sipërpërmendur u përgatit dhe u referua nga Z. Charalampos Proestos, Pedagog ne Universitetin e Athinës në cilësinë e Ekspertit Ndërkombëtar që përfaqësonte Projektin e financuar nga BE, së bashku me ekspertë të tjerë, të cilët vendosën theksin në ngritjen e kapaciteteve për analizimin e shpejtë dhe teste të menjëhershme mbi përbërësit e një produkti final dhe identifikimi i falsifikimeve të mundshme të tyre.

Problematika e mësipërme është mjaft e rëndësishme në fushëveprimin e AKU-së gjatë kryerjes së kontrolleve zyrtare dhe procedurave të mëtejshme laboratorike pasi ndikon në sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore dhe informacionin mbi to tek konsumatori e i fundit, që përbën misionin e vetë institucionit.


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,