AKU BLLOKON 27 TON MISH NGA BRAZILI, ME PREZENCË SALMONELE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish ( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme