30 M LARG BASHKISË SË CËRRIKUT NJË KASAPHANË, AKU GODET THERTOREN ILEGALE

Pas indicieve nga qytetarët, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Elbasan ka konstatuar vetëm 30 metra larg Bashkisë së Cërrikut një thwrtore në ambientet e një garazhi – jasht çdo standardi .
Inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan ushtrimin e aktivitetit të therjes në një ambjent krejtësisht të papërshtatshëm dhe natyrisht pa asnjë kontroll veterinar (garazhd) që kryhej nga shtetasi Faik Salla.
Nga trupa inspektuese u konfiskuan 5 karkasa qingji me peshë 62 kg, një kec i sapo therur dhe i pa rjepur ende.
Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit, konfiskim i mishit, mjeteve të punës (4 cengela, një thikë) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 350 000 lekë.
Fotot e realizuara në ambjentet e subjektit tregojnë fare qartë kushtet e rënda higjeno-sanitare ku shtetasi Faik Salla tregtonte produktin mishit të kecit dhe qingjit Brenda ambjenteve të një garazhi.

Referuar ligjit nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të këshillit të ministrave “Për përcaktimin e Rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”” neni 6/1 dhe neni 11 sanksionohet se: Organet e njësive të qeverisjes vendore janë të detyruara të ushtrojnë kontroll në territorin në administrim të tyre për aktivitetin e therjes që kryhet nga subjekte të paregjistruara në kundërshtim me ligjin dhe nëse konstatojnë shkelje, njoftojnë menjëherë AKU;

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme