TEPELENË, AKU KONFISKON 84 KG MJALTË NË MUNGESË TË DOKUMENTACIONIT DHE TREGTIM TË PRODUKTIT TË PASIGURTË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar në vendin e quajtur “Ujë i Ftohtë” Rruga Nacionale Tepelenë-Gjirokastër, produktin e pretenduar mjaltë, në mungesë të etiketimit, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe jo konform normave të lejuara të raport analizës.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Sektori i Krimit Ekonomik, në vijim për të garantuar sigurinë ushqimore dhe në kuadër të planit operacional “Opsion VII” kanë konstatuar pika të tregtimit ambulant gjatë inspektimit në këtë zonë.
Në njësinë e tregtimit të shtetasit z. Ediator Qibini, janë gjendur konkretisht 58 kavanoza 1kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, pra gjithsej 84 kg i pretenduar “mjaltë” në mungesë të kushteve higjieno-sanitare, pasi shitja bëhej në ambiente të hapura, mungesë të etiketimit, raport analizës, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë (pa certifikatë origjine) dhe mungesë të faturës tatimore të blerjes së produktit.
Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej “mjaltë natyral”, në fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.
Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas i hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur si “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistёve tё kësaj zone.
Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e DRAKU-së Gjirokastër kanë marrë masën administrative me gjobë në vlerën e 200000 lekëve, konkretisht 100 mijë lekë për mungesë etiketimi dhe 100 mijë lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, si dhe masën e sekuestrimit të produktit mjaltë.
Ndërsa Sektori i Krimit Ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprёn penale tё “fshehjes tё tё ardhurave” sipas Nenit 180 të Kodit Penal .”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve dhe për raste të tilla do ketë kontrolle të përsëritura në zona të ndryshme në vend.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,