KUKËS, AKU BLLOKON 52 KG MISH PA VULË DHE NË MUNGESË TË CERTIFIKATËS VETERINARE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit 52 kg mish vici dhe qengji pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare. Trupa inspektuese  e Drejtorisë Rajonale Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme  kanë bllokuar 52 kg mish përkatësisht 22 kg mish qengji, 20 kg mish vici dhe 10 kg kokë qengji, në një pikë tregtimi  mishi në pronësi të shtetasit Fadil Elezi në rrugën Dituria lagjja nr. 5 në qytetin e Kukësit,  pa vulë dhe i pashoqëruar me certifikatë veterinare. Gjatë inspektimit, është konstatuar se ky subjekt rezultonte  me statusin i pezulluar në sistemin e Qendrës Kombëtare të Bizneseve.

Për mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare, ndaj subjektit është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë. Gjithashtu, për arsyen se subjekti ka vazhduar aktivitetin, ndërkohë që  në QKB rezulton i pezulluar, për ushtrim aktiviteti të paregjistruar, në kundërshtim me Ligjin Nr.87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqim inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al  si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

20/04/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,