TIRANË, AKU BLLOKON 395 KG PRODUKTE BULMETI PËR TREGTIM TË PASIGURT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në tregun Agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë Durrës ka bllokuar 395 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë lope dhe gjize për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

Në subjektin në pronësi të shtetasit Qendrim Elezi pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Gjithashtu në subjektin në pronësi shtetasit Ibrahim Tafa, janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjize, i cili pas analizimit të mostrave të mara, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë. Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

16/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme