AKU BLLOKON 24 TON FARË MISRI NËN NORMËN E LEJUAR TË TREGUESVE TË CILËSISË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qarkun e Tiranës, një sasi prej 24 ton farë misri, për tregtim dhe mbjellje, me tregues cilësie, fuqi mbirëse nën normën e lejuar.

Inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e kanë bllokuar këtë sasi të farës së misrit me vlerë monetare 120 milion lekë, për arsye se pas analizimit ka rezultuar, se treguesit cilësorë të saj dhe përkatësisht fuqia mbirëse ka rezultuar nën normën e lejuar, referuar Ligjit Nr. 10416 datë 7.4.2011, Për Materialin Mbjellës Shumëzues Bimor.

Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është marrë masa administrative bllokimi i menjëhershëm i sasisë prej 24 tonëve farë misri si  dhe do të  merren masa imediate për asgjësimin e kësaj sasie.

12/04/2018

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,