TIRANË, AKU SENSIBILIZIM OPERATORËVE TË BIZNESIT TË PRODHIMIT TË QUMËSHTIT PËR PLOTËSIMIN E RAPORTIT TË VETËKONTROLLIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Qarku Tiranë, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, një takim informues dhe sensibilizues me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të këtij qarku, në lidhje me plotësimin e raportit të vetëkontrollit, si kushti numër një për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve. Kjo nismë e vijuar e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë vendin, ka treguar interesim të veçantë të operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Tiranë, treguar kjo edhe me praninë e madhe në numër nga ana   e tyre në takim.

90b1f8a0-2b03-4f75-89c1-7f661521c718Gjatë takimit është theksuar rëndësia që ka plotësimi me përpikmëri i check listës, duke filluar që nga vendndodhja, planimetria, kushtet e transportit sipas kërkesave ligjore, plotësimi i kushteve higjieno-sanitare, materialet dhe pajisjet e punës, trajtimi dhe ruajta e lëndës së parë, si kushte kryesore për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit. Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.

Në këtë takim informues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë evidentuar edhe problematikat e operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit ne lidhje me cilësinë e lëndës së parë, pasi sipas tyre, veterinerët e drejtorive të bujqësisë së qarkut nuk lëshonin më certifikata veterinare dhe për rrjedhojë nuk njoftohen për mjekimet dhe vaksinimet që duhet të kryhen në kafshët e prodhimit të qumështit. Mungesa e këtij informacioni, në shumë raste e bën të papërshtatshëm qumështin për konsum human.. Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Tiranë janë informuar edhe për skemat mbështetëse,  që do të jepen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

28/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme