Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të takimeve informuese dhe sensibilizuese me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka zhvilluar takimin me këta operatorë në qarkun e Korcës. AKU ka theksuar rëndësinë e madhe që operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit duhet t’i kushtojnë vendndodhjes, kushteve dhe gjendjes së stabilimenteve , mjeteve të transportit, pajisjeve dhe makinerive që përdoren për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij nga Operatorët e Biznesit, dokumentacionit për lëndën e parë, qumështin, certifikatës shëndetësore, testeve për praninë e antibiotikëve, analizave të tjera, si dhe ambalazhimit dhe paketimit të produkteve.
Të pranishëm gjatë këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ku u referua edhe nga skemat që mund të përfitojnë këto subjekte nga subvencionet e qeverisë shqiptare.dhe përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë së Qarkut Korcë .Gjatë këtij takimi informues u nënvizuan edhe disa problematika nga operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit , ku nga më kryesoret ishin lënda e parë që merret nga fermerët në pjesën më të madhe rezulton e kontaminuar , kështu që operatorët e biznesit janë të detyruar që të rrisin temperaturën në pasterizim për të mos rrezikuar që produkti perfundimtar të jetë i kontaminuar , si dhe ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e fermerëve për mënyrën se si duhet ta trajtojnë qumështin dhe kushtet higjieno-sanitare te mirembajtjes sw tij, para se ta cojnë në pikat e grumbullimit. .Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Korcë shprehën interesin për t’u bërë pjesë e skemave subvencionuese Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit.
24/03/2018