Është prezantuar gjatë ditës së sotme në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , aplikacioni “ Inspektori dixhital”, një zgjidhje teknologjike që do t’u japë mundësi të gjithë konsumatorëve shqiptarë, të raportojnë në kohë reale , me informacione , foto dhe video, çdo rast që përbën kërcënim për sigurinë ushqimore.
Drejtorii i Përgjithshëm i AKU-së Z.Sejko deklaroi në këtë prezantim se “Ky aplikacion dixhital do t’i japë mundësinë cdo qytetari në Shqipëri të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë ushqimore , luftën kundër korrupsionit dhe në zbatimin e ligjeve “.
“Ne menduam të krijojmë një instrument të vogël në dukje, të pakufizuar në kohë, në mundësi, në territor, që nëpërmjet një ‘klik’ dhe shpejtësisë së tij, mund të ndahet informacion me stafin e AKU-së, të bësh denoncim dhe të presësh që po me të njëjtën shpejtësi AKU të gjendet në vendin ku t’i denoncon”, theksoi Z.Sejko.
Sipas Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, suksesi i këtij aplikacioni qëndron në sensibilizimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve .
“Sa më i madh të jetë numri i përdoruesve , aq më pranë qyetarëve do të jemi për të garantuar sigurinë ushqimore”, nënvizoi Z.Sejko.
Prezantimi teknik i aplikacionit “Inspektori Dixhital” u bë nga përfaqësuesi i kompanisë zhvilluese AEE System Z.Erdet Këlliçi.
24/02/2017