Drejtori i AKU-së takime me operatorë të biznesit, me qëllim disiplinimin e procesit të therjeve të kafshëve drejt thertoreve të licencuara

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , Z. Dritan Sejko,  ka zhvilluar takime me operatorë të biznesit të cilët, kryejnë aktivitetin e therjes së kafshëve,  me qëllim disiplinimin e therjeve të tyre drejt thertoreve të licencuara, që plotësojnë kushtet sipas legjislacionit në fuqi. Z. Sejko  duke shprehur prioritetin e qeverisë shqiptare për sigurinë ushqimore, por edhe vullnetin e tij personal , garantoi operatorët e biznesit të thertoreve, se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë në bashkëveprim me të gjitha strukturat  shtetit, si Ministrinë e Bujqësisë, ashtu edhe me Pushtetin lokal për të disiplinuar dhe sistemuar therjen e kafshëve, vetëm në thertore, të cilat plotësojnë kushtet sipas standardeve të përcaktuara me ligj.

Më të tej Z.Sejko tha se “Vetëm duke bashkëvepruar të gjithë aktorët dhe faktorët  në këtë proces, do të arrijmë të eliminojmë therjet e pakontrolluara,, jashtë standardeve të përcaktuara, të cilat rrjedhimisht cënojnë edhe sigurinë ushqimore të konsumatorit”.

“Angazhimi maksimal i të gjitha strukturave të shtetit, duke filluar që nga ringritja e Task-Forcës me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si dhe strukturat e Pushtetit Vendor , do ta finalizojmë me sukses procesin e therjes së kafshëve nëpër thertore të licencuara siç e parashikon ligji”, theksoi Z. Sejko.

21/02/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,