AKU kontrolle në Bar Restorante të zonës së ish-Bllokut, merren masa administrative me gjobë dhe ndërprerje aktiviteti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një kontroll në baret dhe restorantet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Referuar urdhrit të Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Dritan Sejko, inspektorët e DRAKU-së Tiranë kanë kryer kontrolle në subjektet me aktivitet snack bare dhe restorante për kushtet e sigurisë ushqimore.

Nga 23 inspektime të kryera ndaj 13 subjekteve është marrë masë administrative me “paralajmërim” për mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesë dokumentacioni. Në tre subjekte është marrë masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900.000 lekë për vlerat mbi normat e lejuara të komponentëve të vajit në përdorim si dhe në dy subjekte është marrë masa administrative për ndërprerje të aktivitetit për mungesë të kushteve të sigurisë ushqimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me kontrolle me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

20/02/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme