Nisin inspektimet online, Sejko: Do të rritet përgjegjësia dhe transparenca e trupave të inspektimit

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari zhvilloi të mërkurën në ambientet e këtij institucioni një takim me kryeinspektorët e inspektoriateve shtetërore në kuadër të bashkërendimit të punës ndërmjet këtyre inspektoriateve,  për inspektimet online. I pranishëm në këtë takim, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Dritan Sejko deklaroi se “Inspektimi online rrit transparencën dhe përgjegjësinë përpara trupave tona të inspektimit. Rrit profesionalizmin dhe mbi të gjitha do të nxjerrë në pah edhe të metat e sistemit tonë”. Më tej Z.Sejko shprehu besimin në këtë projekt, duke theksuar se “ Kjo është e vetmja mënyrë që të kemi rezultate frytdhënëse”.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kryeinspektori Z.Hajdari duke u shprehur se “Me inspektimin online do të jemi më të besueshëm për biznesin”, duke ritheksuar rëndësinë e këtij projekti Z.Hajdari tha se “ Pas Tiranës, inspektimi online do të mbulojë të gjithë vendin”. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të normalizuar tregun, që të mos ketë dëme financiare.

Menjëherë pas takimit u krye një inspektim online nën drejtimin metodologjik të Inspektoratit Qendror, pranë një operatori biznesi në kryeqytet, nga ana e grupeve të Inspektimit të tre Inspektorateve Shtetërore: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; dhe të Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë.

16/02/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,