Niveli i  aflatoksinës tek kikirikët, analizat dalin brenda normave

Pas denoncimit në media se kikirikët kishin përmbajtje të lartë aflatoksine, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e përkohshëm të tyre. Në të gjitha magazinat ku ato tregtoheshin, por edhe në dyqane, AKU pezulloi shitjen dhe çoi mostrat për të kryer analiza pranë ISUV.

Por nga analizat e kryera në laboratorët e ISUV, rezultoi se këto kikirikë që vijnë nga Kina, nuk kanë përmbajtje aflatoksine mbi normat e lejuara .

Pas daljes së analizave nga ISUV, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit hoqi urdhrin e bllokimit të përkohshëm për këta kikirikë. Për rrjedhojë ato janë të lirshëm për t’u tregtuar dhe të sigurtë për t’u konsumuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u bën thirrje mediave, por edhe qytetarëve që të vijojnë të denoncojnë çdo rast, ku dyshohet se cënohet siguria ushqimore, sidomos tani në prag festash ku rritet edhe konsumi. Nëpërmjet këtyre denoncimeve bëhen kontrolle të menjëhershme, për rrjedhojë rritet siguria dhe cilësia e ushqimeve.

21/12/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,